Blitz

 Breaking News

Pas mesazhit nga Rexhep Rrahja, vjen reagimi i Lulzim Bashës

Pas mesazhit nga Rexhep Rrahja, vjen reagimi i Lulzim Bashës
October 02
16:23 2018

Rexhep Rrahja pasi u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg”  ka dhënë një mesazh për kryetarin e PD-së: “Lulzim Basha ta provojë në votime”- u shpreh ai.

Vetëm pak minuta më parë ka ardhur edhe reagimi i Bashës i cili i është përgjigjur përmes një deklarate shpërndarë mediave, djalit të deputetit të PS.

Para se të kthehej në përdhunues dhe torturues vajzash, Rexhep Rraja ishte dhunues zgjedhjesh. Rexhep Rraja dhe kriminelët e tjerë sollën në pushtet Edi Ramën, dhe pushteti i Edi Ramës e mbrojti atë nga dalja para drejtësisë për vjedhjen e votave. Pushteti që i ati dhe Edi Rama mbajnë me votat e vjedhura, e mbrojtën Rexhepin edhe kur përdhunoi.” – Deklaron Basha ndërsa shton se ishte denoncimi dhe presioni i shoqërisë dhe opozitës që e çuan Rexhepin në sallën e gjyqit.

“Prandaj Rexhepi është i habitur që ndodhet atje dhe kërcënon se do hakmerret kundër opozitës duke i vjedhur prapë zgjedhjet. Sepse Rexhepi e di mirë se kur vjedh zgjedhjet je zot që mund të bësh çfarë të duash, të grabisësh të përdhunosh të vrasësh. Që Rexhepi të mos dhunojë më, duhet që Edi Rama të mos ketë më pushtet!” – përfundon deklarata e kryedemokratit Basha.

/Blitz.al/

Share