Blitz

 Breaking News

Pas forumit të Davosit, Rama mbledh grupin parlamentar të Partisë Socialiste: “Jemi një hap pranë çeljes së negociatave”

Pas forumit të Davosit, Rama mbledh grupin parlamentar të Partisë Socialiste: “Jemi një hap pranë çeljes së negociatave”
January 29
10:55 2018

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Grupin parlamentar të PS për ta informuar me takimet dhe diskutimet që pasur në kuadrin e Forumit Ekonomik Botëror të Davosit.

Rama e ka nisur fjalimin e tij duke e vlerësuar si të favorshëm, pozicionin që ka Shqipëria aktualisht lidhur me hapjen e negociatave dhe ka vazhduar me përmirësimin e marrëdhënieve me Greqinë. Sipas Syri.net kjo gjë është konfirmuar dhe nga takimi që ka pasur me kryeministrin grek Aleksis Tsipras në Davos.

“Në momentin që flasim, Shqipëria i ka kryer me përpikmëri detyrat e shtëpisë. Progresi i shënuar për 5 prioritetet, rezultateti spektakolar në luftën kundër kanabisit tregojnë se fantazitë e ushqyera nga frika e një pjesë e spektrit politik dhe propaganda për medemek kapjen e drejtësisë janë dokkrra. Janë dokrra se po të ishte ndryshe, askush jo më BE e SHBA nuk do të lejonin shfaqjen më të vogël të përpkjes për të kapur drejtësinë.

Në këto kushte nënvizoj domosdoshmërinë që opozita ka të drejtën e vet të ketë një kalendar që nuk përputhet me fokusin që duhet të ketë për të garantuar hapjen e negociatave, ne kemi detyrimin për të krijuar kushtet për dialog. Sigurisht që dialogu zhvillohet mbi tema të interesit kombëtar dhe nëse në temën e drejtësisë, opozita kanë vijimësith në pozicion antihistorik, kjo është ëprgjegjësi e saj, por shpresoj që në temën e reformës zgjedhore të ketë dialog dhe progres dhe sens urgjence nga palët për të mos i lënë çështjet e reformës zgjedhore në momentin e fundit. Ne do jemi të hapur që kur opozita të kërkojë dialog dhe mirëkuptim, të mos jetë shumica jonë problemi”.-ka thënë Rama.  /Blitz.al/

Share