Blitz

 Breaking News

Pas artikullit të “Daily Mail” për Kopshtin Zoologjik të ferrit në Fier, reagon ministri Blendi Klosi!

Pas artikullit të “Daily Mail” për Kopshtin Zoologjik të ferrit në Fier, reagon ministri Blendi Klosi!
October 17
09:10 2018

Ditën e djeshme “Daily Mail” ka bërë një artikull për kushtet skandaloze ku mbaheshin kafshët e egra në kopshtin zoologjik të Fierit, madje e quanin “Kopshti zoologjik i ferrit”.

Menjëherë pas kësaj, ka reaguar ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi. Ai ka bërë një postim në Facebook ku trefon se në bashkëpunim me Policinë e Fierit dhe Shoqatën për Mbrojtjen e Kafshëve do të zhvendosin kafshët e egra dhe do ti marrin në mbrojtje.

“Në përgjigje të lajmit të publikuar në Daily Mail dhe dhjetëra mesazheve për situatën e papranueshme, ku jetojnë disa kafshë në një kopsht zoologjik privat në Fier, urdhërova urgjentisht nisjen e një aksioni nga Inspektorati i Mjedisit, i cili në bashkëpunim me Policinë e Fierit dhe Shoqatën për Mbrojtjen e Kafshëve kanë vendosur të zhvendosin kafshët me qëllim marrjen e tyre në mbrojtje nga kjo e fundit. Aksioni do të vijojë edhe nesër deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj ngjarje të turpshme!”- ka shkruajtur ai./Blitz.al/

 

Share