Blitz

 Breaking News

Pas akuzave për përdhunim të të birit, flet deputeti Rrahja: Ngjarja është sqaruar, vajza e ka denoncuar nga xhelozia

Pas akuzave për përdhunim të të birit, flet deputeti Rrahja: Ngjarja është sqaruar, vajza e ka denoncuar nga xhelozia
September 27
08:19 2018

Deputeti i Partisë Socialiste Rrahman Rrahja, ka ther heshtjen dhe ka folur për akuzat e ngritura nga ish nënkomisari i policisë në Fushë Krujë, i cili pretendon se djali i deputetit ka përdhunuar një vajzë dhe krimin e ka mbuluar Taulant Balla.

Në një intervistë për Panorama, Rrahja shprehet se nuk e ka takuar asnjëherë oficerin e policisë Emiljano Nuhu, ndërsa i cilëson akuzat e bëra ndaj tij si sajesë. Ai tregon dhe precedentin e djalit të tij që e lidh me stacionin e policisë së Fushë Krujës. Deputeti socialist tregon se ka patur një denoncim nga një vajzë, me të cilën ka patur një lidhje dhe është ndarë. E nxitur nga xhelozia, vajza ka bërë në polici një denoncim të cilin më pas e ka tërhequr. Madje, sipas tij, vajza të nesërmen e denoncimit iu përgjigj edhe akuzave për përdhunim të bëra nga ish kryeministri Berisha, duke deklaruar se familja Rrahja është një familje e nderuar në Krujë dhe nuk meritonte ato akuza. Sipas deputetit kjo marrëdhënie xhelozie mes djalit dhe vajzës është zgjidhur mes tyre dhe nuk ka patur asnjë problematikë tjetër mes Policinë e Krujës dhe Ligjin. Rrahja mohon gjithashtu akuzat se në stacionin e policisë ai ka qenë bashkë me të vëllanë dhe persona të tjerë sic e akuzon ish nenkomisari i Stacionit të policisë Emiljano Nuhu.

Share