Blitz

 Breaking News

OSHEE lajmëron ndërprerjen e energjisë elektrike, ja zonat në Tiranë që do të preken

OSHEE lajmëron ndërprerjen e energjisë elektrike, ja zonat në Tiranë që do të preken
March 11
20:51 2019

OSHEE ka planifikuar punime në nënstacionin e “Uzina Dinamo” dhe rrjedhimisht do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës. Bëhet fjalë për datat 12 dhe 13 mars, në orarin 08:00-16:00.

“Për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin “Uzina Dinamo”, në datat 12-13 mars gjatë intervalit kohor 08:00-16:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona:

12 mars, pa energji: rrugët “Jordan Misja”, zona pranë ish- uzinës Dinamo, “Siri Kodra”, “Don Bosko”, zona pranë shinave të Trenit, Paskuqan, zona pas Spitalit Ushtarak, zona pranë ish-parkut të Autobusave, Bathore, rruga “Vangjel Noti”, zona pranë Ish-Kombinatit “Josif Pashko”, Kodër Kamëz dhe rruga “Jordan Misja”.

13 mars, pa energji: Paskuqan 2, Babrru (pjesërisht), Zona e Kodrës së Kuqe, Bathore dhe Paskuqan.”- shkruhet në lajmërim.

/Blitz.al/

Share