Blitz

 Breaking News

Operacioni “Vol-Vo4”, Lirohen nga burgu dy ish- deputetët e Partisë Sociale

November 15
15:28 2018

 

Lirohen nga burgu dy ish-deputetët e PS-së, Arben Ndoka dhe Arben Cuko, të cilët u arrestuan në sajë të operacionit ‘Vol-Vo 4’. Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, ku nga masa ‘arrest me burg’ për dy ish-deputetët u caktua një masë më lehtësuese, ‘arrest shtëpie’. kjo masë u caktua edhe për tre persona të tjerë që ishin të arrestuar, përkatësisht; Zef Lazri, Elis Guri si dhe Paulin Simonin, ndërkohë për Lule Zenelin u caktua masa ‘detyrim paraqitje’.

Arben Ndoka u arrestua pasi rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash Shëngjin, ndërsa ish deputeti dhe ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko si i përfshirë me pjesëtarët e grupit të Shijakut.

Më 22 tetor 2018, Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese finalizuan një Mega Operacion të koduar “VOL-VO 4”, të shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku u goditën anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

EMRAT QE U LANE NE BURG
1.Artur Balla
2.Petro Kuci
3. Ilirjan Prifti
4.Elton Shehaj
5.Saimir Sulejmani
6.Jasin Avdyli
7.Astrit Avdyli
8.Altin Avdyli
9.Esat Mehmet
10.Shkelqim Avdyli
11.Fatos Llaftiu
12.Saimir Gjepali
13.Hajri Seferi

14.Armand Spiro

15.Gjevi Ndoka
16.Bledi Ndokaj
17.Denis Llaftiu

NE “ARREST SHTEPIE” 
1-Arben Cuko
2-Arben Ndoka
3-Elis Guri
4-Zef Lazri
5-Paulin Simoni
6-Ardit Gjyriqi

DETYRIM PARAQITJE
1-Lule Zeneli
2-Zef Paloka
3-Vasil Nika
4-Gent Zeneli

Share