Blitz

 Breaking News

Operacioni i antidrogës në Has zbulon laboratorin e përpunimit të heroinës, ja emrat dhe pamjet e para

Operacioni i antidrogës në Has zbulon laboratorin e përpunimit të heroinës, ja emrat dhe pamjet e para
October 19
15:18 2018

Sot pas një operacioni të madh të policisë në skajin Verilindor të vendit është zbuluar një laborator i prodhimi të heroinës në fshatin Brenog të Hasit. Aludimeve të medias, të cilët kanë raportuar për sasinë e drogës që është gjetur dhe për të arrrestuarit policia ende nuk i është përgjigjur me shifra të sakta apo detaje nga operacioni.

Forcat e rendit në deklaratën e tyre thonë vetëm se: “Drejtoria Vendore e Policise Kukes ne bashkepunim me agjencite e tjera ligjzbatuese dhe nen drejtimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Kukes kane zhvilluar nje operacion antidroge ku eshte zbuluar nje objekt qe dyshohet se perdorej per perpunim te drogave te forta.

Per detaje te operacionit Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjencite ligj zbatuese ne ditet ne vijim do te kene nje konference te perbashket per mediat per operacionin qe zhvillohet ne qarkun e Kukesit.”

Ndërkohë sipas Balkanweb sasia e drogës që është zbuluar i kalon 100 kg dhe është pikërisht e tipit heroinë. Gjithashtu ata japin dhe inicialet e personave që janë arrestuar, më specifikisht:

  • 1- V.B.
    2- F. C.
    3- XH. SH.
    4- M. SH.
    5- A. SH.

Sipasi Syri.net emrat e të arestuarve të parë janë Mustaf dhe Xhavit Shuti, babë e bir të cilët kishin një furgon që bënte dhe linjën Has-Durrës. Sic paralajmëroi Ministi i Brendshëm ditën e djeshme mësohet gjithashtu se ky është një operacion i përbashkët shqiptaro-gjerman. Më poshtë janë dhe pamjet e para të marra nga laboratori i zbuluar:

/Blitz.al/

Share