Blitz

 Breaking News

Operacioni “Forca e Ligjit”, nga Hasi në Sarandë 27 të arrestuar nga 4 grupe kriminale

Operacioni “Forca e Ligjit”, nga Hasi në Sarandë 27 të arrestuar nga 4 grupe kriminale
October 22
13:28 2018

Policia e Shtetit ditën e sotme ka dhënë detaje nga operacionet e zhvilluara ditët e fundit në 12 rrethe të vendit.

Sipas Balkanweb, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, ka folur përpara medias duke bërë me dije se nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjëzbatuese është finalizuar Mega Operacioni “VOL-VO 4” i shtrirë në 12 qytete nga Hasi në Sarandë. 4 grupe të skeduara kriminale janë goditur, të cilët hetoheshin prej kohësh në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. Janë përdorur për mbylljen me sukses të kësaj fushate arrestimesh forcat policore, RENEA, FNSH dhe ato operacionale me ndihmën e Drejtorive Vendore të Policisë në qytete si Shkodër, Has, Lezhe, Shijak, Durrrës, Elbasan, Vlorë etj. Numri i forcave të rendit që morën pjesë në operacionet finale të policisë ka shkaur në rreth 1500.

27 janë shtetasit e arrestuar ndërkohë që 6 janë shpallur në kërkim. U godit dhe një laborator droge në fshatin Brenog në Has ku ndër të tjera janë sekuestruar 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako dhe 22 litra lëndë të lëngshme të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës. Ardi Veliu bën gjithashtu me dije se për dokumentimin e dosjeve të këtyre aksioneve janë përdorur metoda special të hetimit duke filluar nga mijëra orë përgjime dhe filmime deri tek vëzhgimet me dron apo shkëmbim informacion ndërmjet agjencive ligjzbatuese.

Të arrestuarit në flagrancë në laboratorin e drogës në Has janë:

1. Vehbi Berushi, 57 vjeç
2. Flamur Çela, 48 vjeç
3. Xhevit Shuti, 48 vjeç
4. Mustaf Shuti, 76 vjeç
5. Anila Shuti, 42 vjeç

Ndërkohë të arrestuarit e tjerë në qytete të tjera të Shqipërisë të cilët akuzohen për pjesmarrje në organizata kriminale dhe për pastrim të produketeve të veprës penale janë  :

1. Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin “Cine”, nga Shijaku;
2. Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin“Kiçi”, nga Shijaku;
3. Denis Llaftiu, nga Shijaku;
4. Fatos Llaftiu, nga Shijaku;
5. Hajri Seferi, nga Shijaku;
6. Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina;
7. Ilirjan Prifti, nga Fieri;
8. Elton Shehaj, nga Tirana;
9. Armand Spiro, nga Tirana;
10. Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku;
11. Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku;
12. Saimir Gjepali, nga Shijaku;

13. Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;

14. Esat Mehmeti, me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri;
15. Saimir Sulejmani, nga Fieri;
16. Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana;
17. Elis Bahushi, nga Elbasani;
18. Elis Guri, nga Shkodra.
19. Artur Balla, nga Elbasani.

Ndërkohë nga këto operacione kanë rezultuar të implikuar dhe 3 punonjës të Policisë së Shtetit, edhe këta të arrestuar:

1. Ardit Gjyriqi, nga Tirana;
2. Jasin Abdul, nga Saranda;
3. Bledar Koçi, nga Lushnja.

Gjatë kontrolleve të këtyre ditëve janë arestuar dhe 12 persona të tjerë, të papërfshirë në 4 grupet kriminale të sipërpërmendura të cilëve i janë sekuestruar :

• 3 pistoleta;
•3 armë gjahu, çifte dhe fishekë;
• 1 shotgan;
• Presë për lëndë narkotike të llojit heroinë;
• Peshore elektronike;
• Sasi lëndë narkotike heroinë e kokainë;
• 13 mjete, njëri i blinduar;
• Sasi e konsiderueshme parash;
• Rreth 75 telefona celularë.

Në fund policia siguron qytetarët e vendit për garantimin e situatës së rendit dhe informon se operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon. /Blitz.al/

Share