Blitz

 Breaking News

Nuk mbyllet çështja e Enea Ftojit, prindërit: “Kemi prova të reja, policia e dhunoi”

Nuk mbyllet çështja e Enea Ftojit, prindërit: “Kemi prova të reja, policia e dhunoi”
November 19
17:56 2018

Pak kohë pas vdekjes së 27-vjeçarit Enea Ftoj në Komisariatin e Korçës, i ati i tij ka dorëzuar prova të reja në Prokurori,  c’ka vërtetojnë sipas tij dhunën që ka ushtruar policia ndaj djalit të tij.

Sipas Ballkanweb Tomorr Ftoj ka dorëzuar në Prokurori CD dhe filmime ku duket dhuna në trupin e të ndjerit Enea Ftoj.

“Provat e reja vërtetojnë dhunën e policisë ndaj djalit tim.  Çova  në Prokurori CD me filmime ku duket dhuna në trupin e Eneas. I kërkova prokurorisë të pyesë si dëshmitar gruan të cilën grabiti Enea, pasi gruaja ka parë kur policia dhunoi Enean në mes të Pazarit. Unë akuzoj 8 policë të Komisariatit të Korçës për vdekjen e djalit. Policia fshehu rrobat dhe këpucët me gjak të Eneas”- thotë ai ati i të ndjerit.

Ndërkohë edhe nëna e të ndjerit kërkon të zbardhet e vërteta dhe akuzon punonjësit e policisë për vdekjen e djalit të saj.

“Të zbardhet e vërteta. Policët që e rrahën djalin për vdekje duhet të ndëshkohen. Djalin ma vrau policia, s’vdiq për shkaqe natyrore. Nëse nuk zbardhet e vërteta, do hakmerrem”- ka thënë Mimoza Ftoj.

Kujtojmë se familjarët kanë kundërshtuar ekspertizën mjeko-ligjore për vdekjen e 27-vjecarit, i cili ishte ndaluar me akuzën e vjedhjes dhe gjeti vdekjen ne ambientet e Komisariatit të Korçës.

/Blitz.al/

Share