Blitz

 Breaking News

Nuk e duronte duke qarë, 6-vjeçarja mbyt me rrip sigurimi vëllain 1 vjeç  

Nuk e duronte duke qarë, 6-vjeçarja mbyt me rrip sigurimi vëllain 1 vjeç  
November 21
22:16 2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Texas të SHBA, dhe Adrian Dreshaun ka përjetuar një ndër dramat më të mëdha të jetës së tij. Vajza e tij 6-vjeçare ka mbytur vëllain e saj 1 vjeç. Babai i tyre i kishte lënë në makinë duke parë në telefon dhe është larguar për pak momente për të bërë shopping. Disa minuta më vonë djali i tij 1-vjeçar kishte filluar të qante dhe vajza nuk e ka duruar duke e mbytur me rripin e sigurimit të makinës.

Adrian është kthyer në makinë dhe ka gjetur vajzën e tij duke qarë e cila i ka thënë se ka bërë diçka të keqe. Babai ka parë të birin të lidhur me rripin e sigurimit, por në fillim ai ka menduar se ishte në gjumë. Sipas Tg.com kur ai e ka lëvizur ka parë se vogëlushi nuk ka pasur shenja jete. Menjëherë ai ka marrë ambulancën e cila e ka transportuar me urgjencë në spital por fatkëqësisht ai kishte ndërruar jetë.

Adrian Dreshaun i tha focave të policisë se ai ishte larguar vetëm 30 minuta për shopping por sytë i kishte gjithnjë nga fëmijët nëpërmjet xhamit. Por nga kamerat e sigurisë nuk rezultoi kështu sepse babai i fëmijëve ka qëndruar në dyqan për afro 1 orë dhe nuk i ka kontrolluar fëmijët e tij.

/Blitz.al/

Share