Blitz

 Breaking News

Një tjetër tërmet në detin Jon, epiqendra ishte Zakinthos

Një tjetër tërmet në detin Jon, epiqendra ishte Zakinthos
November 02
09:27 2018

Sipas Shërbimit Sizmiologjik të Greqisë, gjatë natës së shkuar ka pasur më shumë se dhjetë lëkundje tërmeti 3-4 ballë të regjistruara në zonë detare në detin Jon si dhe një tërmet prej 4.6 ballës të shkallës Rihter në Zakinthos në orën 4:33 min të së premtes në mëngjes.
Sipas informacioneve të para, tërmeti ra në thellësinë 10 km dhe u ndie deri në Athinë.
Sipas Syri.net,ky është tërmeti i tretë i fortë që godet Zakinthos brenda dy javëve. Më 26 tetor, ra një tërmet 6.8 ballë, që solli çarje të tokës dhe shkatërrimin e disa godinave të vjetra; më 30 tetor po ashtu ra një tjetër tërmet 5.3 ballë. në të dy rastet si dhe sot të tretin, tërmeti ka qënë në zonë detare, në thellësitë e detit Jon./blitz.al/

Share