Blitz

 Breaking News

Një ditë pas protestës përpara Kuvendit, kjo është gjendja shëndetësore e policëve të shtruar në spital

Një ditë pas protestës përpara Kuvendit, kjo është gjendja shëndetësore e policëve të shtruar në spital
November 23
11:48 2018

Pas protestës së djeshme të banorëve të Unazës së Re para Kuvendit që degjeneroi në dhunë dhe ku pati disa të plagosur, sot pothuajse të gjithë të lënduarit kanë dalë nga spitali.

Burime nga Spitali i Traumës për Opinion. al thonë se policia Ina Nuku e cila ishte dhe e plagosura më rëndë nga perplasja e protestuesve me forcat e rendit, tani ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Pjestarja 26 vjeçare e forcave “Shqiponja” ka humbur gishtin e madh të dorës së djathtë, gjysmën e gishtit tregues dhe ka pësuar një demtim të lehtë në gishtin e tretë. Ky lëndim i saj erdhi si pasojë e goditjes nga protestuesit me kapsolla dhe mjete të tjera shpërthyese. Nën kujdesin e veçantë të qeverisë ajo do të dërgohet në Turqi për të marrë një kujdes më të specializuar dhe për të bërë një implant në zonën e gishtave të dëmtuar.

Ndërkohë, dy të plagosurit e tjerë të policisë, dëmtimet e të cilëve në apartin e dëgjimit ditën e djeshme kaluan në hije dhe nuk u vunë në qendër të vëmendjes, qëndrojnë ende në Spitalin e Traumës dhe për shkak të uljes në shkallën e dëgjimit do ti nënshtrohen një sërë ekzaminimesh.

10 pjestarët e tjerë të policisë, të cilët kishin ardhur në spital me djegie të lehta ose dëmtime të tjera jot ë rënda, e kanë lënë të gjithë spitalin. Po ashtu janë larguar dhe 3 protestuesit të cilit merrnin kujdes mjekësor në të njejtin vend. /Blitz.al/

Share