Blitz

 Breaking News

Nisin sot punimet për dy spitale të reja në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, ja shërbimet që do të ofrojnë

Nisin sot punimet për dy spitale të reja në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, ja shërbimet që do të ofrojnë
October 23
17:15 2018

Kryeminstri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ishin të pranishëm ditën e sotme në çeljen e kantierit të punimeve të dy spitaleve të rinj që do t’i shtohen Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.

Njëri nga spitalet do jetë për sëmundjet e brendshme ndërkohë që tjetri do t’i kushtohet ndërhyrjeve kirurgjikale. Siç mësohet, i gjithë investimi do të arrijë vlerën e 25 milionë eurove dhe punimet priten të zgjasin 30 muaj.

Ndër të tjera në inspektimin e fillimeve të punimeve Manastirliu tha: “Pas 30 muajsh do të kemi një spital të ri të sëmundjeve të brendshme me 345 shtretër dhe 14 shërbime. Në këtë spital do të jetë dhe shërbimi i urgjencës polivalente pa zhvendosur pacientin. Ndërkohë në vetëm 9 muaj nga sot do të kemi dhe një spital të ri kirurgjie, me kapacitet mbi 1000 shtretër”.

Risi do jetë dhe spitali ditor me 60 shtretër për pacientët që nuk kanë nevojë të rrinë me ditë në spital. Investim nuk do ketë vetëm në spitale por dhe në një parking modern. Gjithashtu kryeministri ka përsëritur dhe një herë premtimin për rritjen e pagave të mjekëve dhe infermierëve të cilët sipas tij janë zemra e këtij sistemi dhe që shpëtojnë jetë njerëzish. /Blitz.al/

Share