Blitz

 Breaking News

Ngjarja e rëndë në Fier, flet gjyshi: Si ndodhi sherri mes fëmijëve

Ngjarja e rëndë në Fier, flet gjyshi: Si ndodhi sherri mes fëmijëve
October 24
12:50 2018

Një sherr mes vëllezërve të mitur në fshatin Baltëz të Fierit ka përfunduar në tragjedi. Gjyshi i 13-vjeçarit që u qëllua për vdekje me thikë nga vëllai i tij 10-vjeçar ka treguar ngjarjen e rëndë.

Në një rrëfim për “BalkanWeb”, gjyshi thotë se lajmin për vdekjen e nipit e mësoi nga spitali, pasi ishte për vizitë. Ai rrëfeu se fëmijët nuk kishin shkuar në shkollë dhe ishin vetëm në shtëpi, pasi prindërit ishin në punë në Vlorë.

Lajmin për nipin e mësova në spital, se isha për vizitë. Pashë makinën që erdhi me shpejtësi dhe aty kuptova se çfarë kishte ndodhur. Pashë nusen që zbriti dhe e pyeta. Djemtë kishin qenë vetëm në shtëpi dhe ishin zënë në oborr. Prindërit ishin në punë në Vlorë. Fëmijët nuk kishin shkuar në shkollë sot, ndërsa doktorët më thanë se nipi erdhi i pajetë në spital.” – ka thënë gjyshi.

Sipas policisë, nga hetimet paraprake dyshohet se pas një grindjeje me njëri-tjetrin, vëllai i vogël, i mituri K. Veizi, 10 vjeç, ka marrë thikën dhe e ka goditur vëllanë 13-vjecar. Si pasojë e plagëve të marra, i mituri Gj. Veizi ndërroi jetë drejt Spitalit të Fierit. /Blitz.al/

Share