Blitz

 Breaking News

Në moshën 94 vjeçare, ndërron jetë ish-presidenti George Bush

Në moshën 94 vjeçare, ndërron jetë ish-presidenti George Bush
December 01
09:13 2018

Mbrëmjen e djeshme në moshën 94 vjeçare, ish-presidenti i SHBA, George Bush ndërroi jetë. Si presidenti i 41-të dhe babai i atij të 43-të, Bush konsiderohet si presidenti më me influencë vetëm për një mandat. Ai ndihmoi në përmirësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, por iu mohua një mandat i dyti për shkak të një kolapsi ekonomik.

Bush vuante nga sëmundja Parkinson dhe për këtë arsye i është dashur të lëvizë me karrocë me rrota vitet e fundit. Vizitat e tij në spital kishin qenë të shpeshta kohët e fundit sepse shëndeti i tij ishte përkeqësuar. Gjithashtu, në Prill të këtij viti, ai u trajtua dhe për një infeksion që ishte përhapur në gjak.

Vdekja e tij erdhi në më pak se 8 muaj pas asaj të bashkëshortes së tij, Barbara. /Blitz.al/

Share