Blitz

 Breaking News

Në mbrëmje mature me kavalier gjyshin, maturantja kuksiane “ndez” skenën dhe zemrat e publikut

Në mbrëmje mature me kavalier gjyshin, maturantja kuksiane “ndez” skenën dhe zemrat e publikut
July 22
13:52 2017

Kur vjen puna te matura, idetë e të rinjve janë të shumta.

Disa zgjedhin të shkojnë me makina të shtrenjta, disa me karroca; disa me veshje të shtrenjta e disa thjesht; disa të tjerë me autobus e disa me traktor.

Por një maturante nga Kukësi në fund të qershorit i habiti të gjithë me partnerin që kishte zgjedhur ta shoqëronte në mbrëmje mature.

Ajo zgjodhi gjyshin e saj si kavalier.

Ledjana Matmuja nga Kukësi u shoqërua nga gjyshi Garip Halili dhe fotoja bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Por duket se të dy nuk kanë ndërmend të ndalin befasitë për publikun.

Të pranishëm në “Top Show Magazine”, ata kanë ndezur sërish skenën me një valle të kërcyer për kënaqësinë e tyre e të publikut.

Ndiqni vallen! /Blitz.al/

Share