Blitz

 Breaking News

Në çfarë bote po jetojmë?! Gruaja sheh të ëmën e larguar nga jeta në “Google Earth” 18 muaj më vonë

Në çfarë bote po jetojmë?! Gruaja sheh të ëmën e larguar nga jeta në “Google Earth” 18 muaj më vonë
July 27
14:45 2017

Një grua amerikane, e cila aktualisht jeton në Britani, ka përjetuar një nga ngjarjet më të tmerrshme të jetës së saj teksa ka parë një foto të së ëmës e cila ishte larguar 18 muaj më parë nga jeta, pikërisht në një kërkim në “Google Earth”.

Duke qenë se gruaja e kishte kaluar me shumë vështirësi lajmin se e ëma ishte ndarë nga jeta, vendosi një ditë në zyrë që si për nostalgji, të shihte shtëpinë e saj të fëmijërisë në “Google Street View”. Kur ajo kërkoi për shtëpinë e saj, si për çudi në oborr i është shfaqur e ëma (e cila kishte muaj që ishte ndarë  nga jeta) duke ujitur lulet.

“Në fillim u habita ose më saktë për pak sa nuk humba ndjenjat nga emocioni që përjetova, por më pas më erdhi një dëshirë e paparë për të falënderuar Zotin që shpikje të tilla janë bërë të mundura. Unë gjeta mbi 200 foto të nënës time dhe me shumë mundësi nuk do kisha pasur asnjë shans tjetër për ta bërë këtë gjë nëse nuk do të ishte për Google Earth”, – është shprehur ajo.

Ndërkohë një debat i madh vazhdon të jetë ende i hapur nëse këto foto duhet të publikohen duke qenë se nuk merret paraprakisht as leje që fytyrat e njerëzve të ruhen në server përgjithmonë. /Blitz.al/

Share