Blitz

 Breaking News

Ndryshojnë tarifat celulare, ja sa do të paguajmë që pas vendimit të hyrë në fuqi në 1 dhjetor

Ndryshojnë tarifat celulare, ja sa do të paguajmë që pas vendimit të hyrë në fuqi në 1 dhjetor
December 03
22:12 2018

Një muaj më parë, u njoftua nga AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) se do të merrej një vendim i ri në lidhje me tarifat e kompanive celulare. Pikërisht në 1 dhjetor, çmimet e bisedave telefonike do të ulen me 17%.

“Nuk është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në atë që paguan konsumatori, por është një ndërhyrje e tërthortë, duke ulur tarifat në rrjetet e tre operatorëve synojmë që konsumatori të përfitojë uljen e tarifave”, u shpreh Pajtim Melani, drejtor i tregjeve në AKEP.

Kjo do të thotë që nga 1.48 lekë për minutë do të bëhet 1.22 lekë, pa TVSH. Ky vendim erdhi pas ankesave të konsumatorëve, dhe synon që të vazhdojë uljen dhe në vitin e ardhshëm deri në 1.11 lekë.

/Blitz.al/

Share