Blitz

 Breaking News

Ndërron jetë papritmas i riu shqiptar në Francë, familja bën apel për ndihmë

Ndërron jetë papritmas i riu shqiptar në Francë, familja bën apel për ndihmë
October 25
18:45 2018

Një tjetër i ri shqiptar ka ndërruar jetë në Francë, pas rastit të Florenc Beqiraj. I riu, Klidian Vladimir Jonuzi, 26 vjeç nga Tirana, ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta. Rasti është bërë i ditur nga gazetari Leon Molla, i cili tregoi se Klidiani kishte një vit e gjysmë në azil duke punuar si vullnetar.

“VDES I RIU NË FRANCË, AKOMA NUK DIHEN SHKAQET

Klidian Vladimir Jonuzi, lindur me 30.06.1992 në qytetin e Tiranës, ka ndërruar jetë këtë javë në Metz të Francës.
Ai qëndronte për rreth 1 viti e gjysëm në azil duke punuar si vullnetar.

I riu Klidian Jonuzi thuhet nga azilantët e tjerë se ishte një djalë i qetë dhe shumë punëtor, gjithashtu ishte mjaft i kujdesshëm dhe respektonte çdo rregull.

NGJARJA

Me datë 17.10.2018 ora 17:30 ka qënë telefonata e fundit e tij me familjen në Shqipëri i cili thoshte se ishte mjaft mirë dhe se nuk i mungonte asgjë.

Mbasditen e të enjtes 18.10.2018 motra e Klidianit i dërgon mesazh të dashurës se Klidianit për ta pyetur se përse ai nuk kishte shkruar gjatë gjithë ditës, në atë moment këtë lajm ia u përcolli nëpërmjet Messengerit e dashura e tij Marie Klein duke iu thënë në mënyrë mjaft të ftohtë “Ngushëllimet e mia, Klidiani ka ndërruar jetë” pa e sqaruar se si ndodhi.
Ky lajm erdhi si një bombë për familjen e tij pasi familja kishte kontaktuar me djalin një ditë më parë dhe ai kishte pohuar se gjithçka është në rregull.

APELI I FAMILJES

Ju lutemi që me sa të mundeni të gjithë shqiptarët të na ndihmojnë financiarisht me sa të munden duke menduar si nëna, baballare, motra apo vëllezër të kontribuoni sado pak që trupi i tij i pajetë të vij në Shqipëri sepse shuma që na nevojitet është e papërballueshme.

Me respekt dhe dhimbje familja Jonuzi.

Ju shpreh ngushllimet e mia të sinqerta familjes Jonuzi.”- ka qenë statusi i plotë i gazetarit në Facebook.

/Blitz.al/

Share