Blitz

 Breaking News

Ndërron jetë gjenerali kroat i akuzuar për krime luftë, piu helm në Gjykatën e Hagës!

Ndërron jetë gjenerali kroat i akuzuar për krime luftë, piu helm në Gjykatën e Hagës!
November 29
16:57 2017

 

Një episod si nëpër filmaka ndodhur ditën e sotme në një seancë gjyqësore në Gjykatën e Hagës.

Ish-gjenerali kroat, Slobodan Praljak kreu vetvrasje duke pirë një gotë me helm teksa gjyqtarët e Hagës po i jepnin dënimin atij dhe 5 kroatëve të tjerë.

Sipas Associated Press, Praljak ishte nën kujdesin e mjekëve për shkak të gjendjes së tij të rënduar e duket se kjo ka ndikuar që ai të kryejë aktin final përballë gjyqtarëve dhe mediave.

Pas këtij veprimi që rezultoi fatal për ish-gjeneralin, gjyqtari Camel Agius ka ndaluar proçesin duke caktuar një datë të dytë për rinisjen e tij. /Blitz.al/

Share