Blitz

 Breaking News

Ndërron jetë artistja e njohur Anita Take

Ndërron jetë artistja e njohur Anita Take
January 12
21:36 2017

Ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme, në moshën 83-vjeçare, këngëtarja e njohur e muzikës së lehtë shqiptare, Anita Take.

Lajmi për vdekjen e artistes është konfirmuar nga familjarët e artistes shqiptare.

“Me keqardhje, në emër të familjes Prodani, ju njoftojmë largimin nga jeta të zonjës së nderuar Anita Take (Prodani), sot më datë 12 janar, në moshën 83-vjeçare. Ndarja e saj nga jeta erdhi për shkaqe natyrore në shtëpinë e saj”,- thuhet në njoftimin e familjes së këngëtares Anita Take.

Familjarët e saj njoftojnë për të afërmit dhe dashamirësit se homazhet do të bëhen ditën e premte, datë 13 janar, nga ora 11:00-12:00, në hollin e Radio Tiranës e më tej trupi do të përcillet në varrezat e Sharrës.

Këngëtarja e madhe, me ëmbëlsinë e zërit dhe interpretimin e shkëlqyer në skenë, la gjurmë të thella në historikun e muzikës dhe të këngës shqiptare.

Për kontributin e dhënë në muzikë dhe në këngë, ajo është dekoruar nga presidenti me titullin e lartë “Naim Frashëri i Artë”. /Blitz.al/

Share