Blitz

 Breaking News

Ndahet nga jeta efektivi Klodian Tanushi, pas plagosjes në Letoni!

Ndahet nga jeta efektivi Klodian Tanushi, pas plagosjes në Letoni!
May 10
21:27 2019

Ka ndërruar jetë efektivi Klodian Tanushi, i plagosur në Letoni gjatë misionit të NATO-s.

Lajmin e ka dhënë Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka nëpërmjet një postimi në Facebook:

“Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim. Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë”.-ka shkruajtur ajo.

Major Klodian Tanushi u plagos pas shpërthimit të minës që vrau efektiven Zarife Hasanaj./blitz.al/

 

Share