Blitz

 Breaking News

Ministria Italiane e Shëndetësisë: Kujdes me croissant-ët “Bauli”, rrezik për salmonelë!

Ministria Italiane e Shëndetësisë: Kujdes me croissant-ët “Bauli”, rrezik për salmonelë!
October 05
12:40 2018

Alarmi për salmonelë në croissant-ët “Bauli” ka bërë që Ministria Italiane e Shëndetësisë të publikojë një njoftim ku thuhet se këto croissant-ë me krem natyral dhe qumësht kanë rrezik mikrobiologjik. Në njoftim thuhet se është gjetur ky produkt nga një kontroll i hollësishëm.

Ministria e Shëndetësisë rekomandon që njerëzit të mos konsumojnë këto croissant-ët dhe po hiqen nga pikat e shitjes. Të gjitha produktet e “Bauli”-t përveç atij që tregohet në njoftimin e Ministrisë janë të sigurta dhe mund të konsumohen në mënyrë të sigurt.

Salmonela është mjaft e rrezikshme dhe shfaqet si infeksion në zorrë, duke shkaktuar helmimin e ushqimit dhe gjendje jo të mirë për shëndetin e pacientëve. /Blitz.al/

 

Share