Blitz

 Breaking News

Ministri i Brendshëm paralajmëron: “Qëndroni afër me policinë se do të keni lajme interesante”

Ministri i Brendshëm paralajmëron: “Qëndroni afër me policinë se do të keni lajme interesante”
October 18
11:18 2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ndodhet prej ditës së djeshme në Gjermani, ku ka zhvillaur një takim dhe me drejtorin e policisë gjermane, Ditier Romann.

Ditën e sotme ata kanë zhvilluar dhe një konferencë për mediat, ku në fund të fjalës së tyre të përbashkët Xhafaj dha një “paralajmërim” për mediat:

“Gjatë ditëve në vijim ju këshilloj të rrini afër me Bidën dhe Gentin, se do keni lajme interesante.” – duke iu referuar zëdhënësve të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

Sipas “Balkanweb”, këto lajme priten të vijnë nga dy operacione që në fakt janë tashmë në zhvillim. Bëhet fjalë për 2 operacione të Task Forcës, forca e ligjit dhe ndërkaq për një prej tyre janë duke u ekzekutuar masat e arrestit paralelisht në Gjermani dhe Shqipëri. /Blitz.al.

Share