Blitz

 Breaking News

“Ministër i ri zakon i vjetër”: Sali Berisha denoncon skandalin e rrogave të Ministrit të ri të Brendshëm

“Ministër i ri zakon i vjetër”: Sali Berisha denoncon skandalin e rrogave të Ministrit të ri të Brendshëm
October 28
10:09 2018

Edhe pse opozita dorëheqjen e ish Ministrit të Brendshëm tashmë, Fatmir Xhafaj, e ka festuar si fitore të sajën në luftën kundër qeverisë sipas tyre të inkiminuar, sërish një nga zërat më të fuqishëm të saj duket se nuk është dakort as me emërimin e ri.

Ish kryeministri Sali Berisha vetëm një ditë pas vendosjes së gjeneralit Sandër Lleshi në krye të Ministrisë së Brendshme ka postuar një fakt për të, sigurisht të dërguar në Facebook-un e tij nga qytetari dixhital:

“Ministri i ri i brendshem, gjeneral me dy rroga shteterore! sb

Miremengjes Dr, jam punonjes ne kryeministri. Desha t’ju informoj per nje skandal te Sander Lleshit. Ky ishte punonjesi i vetem qe merrte 2 rroga shteterore çdo muaj, nje rroge e merrte te ministria mbrojtjes kurse rrogen tjeter e merrte si keshilltar i KM dhe parate e marra ne abuzim te plote nuk i ktheu ndonjehere perkundrazi kishte hallin qe te mos paguante dy here sigurimet shoqerore. Pra ky njeri tani qe behet minister, sa rroga do te marre??!”

Pra ministri i ri jo vetëm që akuzohet të ketë qenë punonjësi i vetëm i administratës që ka marrë dy rroga nga ministri të ndryshme por ka abuzuar dhe me sigurimet shoqërore. Gjithsesi tani duhet të presim verifikimin e fakteve nga Lleshi, gjithmonë nëse do zgjedhë të përfshihet në këtë “luftë” virtual me ish presidentin, pasi dihet që ata nuk i kanë marrdhëniet e mira në bazë të përplasjeve në vitin 2013. /Blitz.al/

Share