Blitz

 Breaking News

Milani i do të gjithë! Ndjek edhe futbollistin e famshëm shqiptar

Milani i do të gjithë! Ndjek edhe futbollistin e famshëm shqiptar
July 25
09:06 2017

Milani është bërë pa diskutim protagonisti i kësaj vere transferimesh duke marrë në ekip një sërë emrash të njohur të futbollit me shpresën se do të rikthehet në nivele të larta njësoj si dikur.

Por duket se kuqezinjtë e Milanos nuk ndalen me blerjet e bëra deri në këto momente.

Milannews.it shkruan se skuadra me më shumë trofe të Champions në Itali është e interesuar edhe për futbollistin shqiptar të Kosovës, Milot Rashica, i cili aktualisht luan në Holandë me Vitessen.

Pas lajmeve se Napoli ishte i interesuar për futbollistin, edhe Udinese ka marrë informacion për futbollistin e ditëlindjes së ’96.

Por duket se edhe Milan e ka përfshirë në lupën e vet futbollistin, për të ndjekur në vijimësi zhvillimet për të.

Vlera e Rashicës llogaritet në 8 milionë euro, por në kushtet kur kërkohet nga disa klube europiane kjo shifër mund të rritet edhe më shumë. /Blitz.al/

Share