Blitz

 Breaking News

Meta: “Vlerësim për qetësinë dhe qëndrimin e ekuilibruar të Nishanit”

Meta: “Vlerësim për qetësinë dhe qëndrimin e ekuilibruar të Nishanit”
July 24
18:50 2017

Pak minuta më parë, Ilir Meta mbajti fjalën e tij nga presidenca, ku u prit nga Bujar Nishani.

Meta falënderoi ish-presidentin Nishani për kontributin e tij dhe për punën e bërë në këto 5 vite.

“Një vlerësim kam për qetësinë dhe qëndrimin e ekuilibruar të Nishanit, me të cilin kam bashkëpunuar në shumë rrethana të vështira. Shteti shqiptar ka përgjegjësinë e një populli me vlera madhore. Të jesh në krye të këtij shteti është më shumë se përgjegjësi para kushtetutës, por para historisë së këtij kombi. Sapo u betova duke u angazhuar që të gjitha aftësitë e mia politike do të jenë në ruajtje të tolerancës e bashkëjetesës.

Gjithnjë ia ka vlejtur të mos kursehesh për të gjetur se çfarë na bashkon. Jam besnik i palëkundur i dialogut dhe konsensusit. Demokracia është jetike për një vend si i yni. Demokracia e ka dimension jetik lirinë e medias, si liri e të shprehurit të shoqërisë. S’mund të ketë demokraci të shëndetshme pa shoqëri aktive. Shqipëria europiane që duam kërkon cilësi të lartë mendimi, që nuk arrihet pa përfshirje të botës akademike universitare. Aspirata e madhe europiane nuk mund të vlerësohet me rritje të vogla përqindjesh ekonomike apo me statistika sado optimiste janë ato”,- tha Meta./Blitz.al

 

Share