Blitz

 Breaking News

Mediat serbe: Gruevski është larguar nga Tirana

Mediat serbe: Gruevski është larguar nga Tirana
November 15
13:20 2018

Ndërsa Maqedonia i ka bërë burgun gati, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, është arratisur drejt Hungarisë teksa ka kërkuar azil politik në Hungari.

Sipas Ballkanweb mediat serbe shkruajnë se Gruevski ka kaluar kufirin maqedono-shqiptar me një pasaportë të rreme dhe ka arritur në mënyrë të paligjshme në Tiranë, ku është pranuar më pas në Ambasadën hungareze.

‘Nga mëngjesi i parë me anë të kompanisë Malev ka fluturuar direkt nga Tirana në Budapest. Ekuipazhi i avionit nuk e ka ditur se kush është udhëtari me kapelë në kokë dhe syze dielli të cilat nuk i ka hequr as në avion, shkruan e përditshmja serbe “Politika”.

Me avionin e parë të kompanisë Gruevski mbërriti direkt nga Tirana në Budapest. Lajmi i arratisjes së ish-kryeministrit, ka zënë faqet e para të mediave të rajonit por edhe më gjerë. Ndërkohë, opozita hungareze ka kërkuar me urgjencë dëbimin dhe largimin e ish-kryeministrit të  Maqedonisë. Gjithashtu autoritetet shqiptare po verifikojnë vërtetësinë e lajmit të mediave serbe.

/Blitz.al/

Share