Blitz

 Breaking News

Mbytja e 12-vjeçarit. Babai: “Djeg burgun nëse nuk më lini ta varros”

Mbytja e 12-vjeçarit. Babai: “Djeg burgun nëse nuk më lini ta varros”
January 12
14:41 2017

Babai i 12-vjeçarit që u mbyt dje në ujërat e Liqenit të Kasharit ka reaguar nga burgu ku po vuan dënimin prej më tepër se 1 viti, duke thënë se nëse nuk e lejojnë të varrosë djalin e tij do të djegë burgun.

Por sipas autoriteteve të burgut, avokati e bëri kërkesën në orën 12:00 të ditës së sotme, nuk paraqiti certifikatë familjare dhe  varrimi i djalit ishte në orën 12:30, prandaj kërkesa ishte e vonuar, raporton “News24”.

Nuk dihet si do të reagojë Gurakuqi tashmë pasi nuk është lejuar të shkojë në varrimin e djalit të tij të mitur.

Gurakuqi është dënuar nga gjykata me 10 vjet burg pasi u vërtetua se kishte përdhunuar vajzën 15-vjeçare, edhe pse kjo e fundit i tërhoqi akuzat ndaj të atit pak kohë pas denoncimit ndaj tij.

Ekspertiza mjekoligjore vërtetoi 2 vjet më parë, pas analizave të kryera, se në të brendshmet e vajzës së tij u gjetën mbetje të spermës së Gurakuqit, prova që e dënuan atë me 10 vjet burg,  edhe për dhunë në familje ndaj vajzës dhe bashkëshortes së tij. /Blitz.al/

Share