Blitz

 Breaking News

Lulzim Basha: “Ditë të zeza për median”

Lulzim Basha: “Ditë të zeza për median”
January 12
13:56 2017

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka komentuar largimin nga puna të dy prej drejtuesve të redaksive editoriale të televizionit ABC News dhe gazetës MAPO.

Basha tha se heqja nga puna e Armand Shkullakut dhe Alfred Lelës është një lajm i keq për vendin dhe hap drejt zaptimit të medias nga regjimi kriminal dhe i korruptuar.

“Dje ishte një ditë e zezë për median, lirinë dhe demokracinë. Largimi i dy drejtuesve, Armand Shkullaku nga ABC News dhe Alfred Lela nga gazeta MAPO, është një lajm i keq për vendin, është një hap më shumë drejt zaptimit të medias nga një regjim i korruptuar e kriminal. Armand Shullaku dhe Alfred Lela nuk kanë nevojë për vlerësimin tim, sepse ata i kanë vlerësuar dhe respektuar qindra mijëra shqiptarë në shumë vite kontribut publik. Ata nuk kanë nevojë as për mbrojtjen time, sepse puna, talenti dhe aftësia e tyre janë mbrojtje ndaj çdo lloj regjimi”,- shkruan Basha
Më tej, lideri opozitar në statusin e tij shkruan se largimi i 2 gazetarëve është lajm i keq sepse synohet vënia e këtyre mediave në shërbim të plotë të qeverisë.

“Është lajm i keq sepse kur politika, interesat e biznesit dhe media bëhen bashkë, ditë të vështira vijnë për një vend dhe popull. Kjo ditë ka ardhur për Shqipërinë.
Ata janë bërë bashkë për të ruajtur pushtetin dhe paranë. E keqja është bërë bashkë, kundër qytetarëve. Tani është koha që qytetarët të bëhen bashkë kundër tyre. Ne nuk do t’ia dorëzojmë vendin sunduesve që pas fasadave dhe mashtrimeve mediatike po vjedhin dhe po vrasin një vend dhe një popull”,- përfundon Basha.  /Blitz.al/

 

Share