Luftoi për ISIS, pranga maqedonasit në Tiranë
Nga Anduena Llabani
Autoritetet vendase kanë vënë në pranga një luftëtar të ISIS-it. 46-vjeçari nga Maqedonia u vu në pranga pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet maqedonase. Policia e Tiranës sqaron se është arrestuar shtetasi Imerli Avmeti, 46 vjeç, banues në Gostivar, Maqedoni, për veprën penale “Pjesëmarrje në ushtri, polici, formacione paramilitare të huaja”, parashikuar nga neni 322 i Kodit Penal Maqedonas.
Ai dyshohet se ka marrë pjesë në konflikte lufte në Lindjen e Mesme, si pjesë e ushtrisë së ISIS. Arrestimi i tij u bë sot duke u ekzekutuar urdhri i “Arrestit ndërkombëtar”, lëshuar nga Prokuroria Maqedonase.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për kryerjen e procedurave ligjore për ekstradimin e tij. /Blitz.al/