Blitz

 Breaking News

Lotaria Amerikane – Ambasada ka një paralajmërim: S’kualifikoheni nëse bëni këtë veprim…

Lotaria Amerikane – Ambasada ka një paralajmërim: S’kualifikoheni nëse bëni këtë veprim…
October 09
11:43 2018

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka këshilluar të gjithë qytetarët që aplikojnë për Lotarinë Amerikane të bëjnë kujdes në mënyrë që të mos s’kualifikohen.

Përmes një njoftimi në Facebook, Ambasada e SHBA-ve bën me dije se ligji lejon vetëm një regjistrim përgjatë periudhës së regjistrimit dhe nëse aplikoni më shumë se një herë, s’kualifikoheni automatikisht. Nuk duhet të bëni gabime dhe duhet të tregoheni të sinqertë në plotësimin e formularit.

“Ligji lejon vetëm një regjistrim për çdo person gjatë periudhës së regjistrimit. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për t’u vënë në dijeni të regjistrimeve të shumëfishta. Individët që kanë aplikuar më shumë se një herë gjatë një periudhe regjistrimi do të skualifikohen. Vizitoni faqen tonë të internetit dhe lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë”. /Blitz.al/

Share