Blitz

 Breaking News

Live/Dhunimi i Xhisielës, protestë para Kryeministrisë: Ligji të funksionojë për djemtë e deputetëve

Live/Dhunimi i Xhisielës, protestë para Kryeministrisë: Ligji të funksionojë për djemtë e deputetëve
October 01
17:16 2018

Dhunimi i 25-vjeçares nga Fushë-Kruja nga djali i një deputeti dhe fshehja e ngjarjes ka nxitur një revoltë tek qytetarët që sot janë mbledhur para Kryeministrisë për të protestuar.

Përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë, qytetarë të thjeshtë, familjarë me fëmijë janë mbledhur para godinës së qeverisë shqiptare për të kërkuar drejtësi të barabartë dhe kundër dhunës ndaj grave. Protestuesit kanë lëshuar edhe thirrje “Rama ik”.

“Liria e dinjiteti na kanë mbledhur sot këtu. Ligji të funksionojë për djemtë e deputetëve. Politika në vend është kthyer në armikun kryesor të qytetarëve. Protesta e sotme është e pavarur nga partitë”, u shprehën protestuesit.

Indinjata e tyre është theksuar nga ngjarja e Xhisielës dhe në fjalën e tyre protestuesit kanë ngritur zërin duke kërkuar përgjigje përse dhunuesi nuk po dënohet.

Share