Blitz

 Breaking News

Lind në Greqi fëmija i parë me tre prindër biologjik

Lind në Greqi fëmija i parë me tre prindër biologjik
April 26
21:59 2019

Fëmija e parë në Evropë me ADN-në e tre prindërve ka lindur në Greqi. Vogëlushi ka ADN- në e nënës së tij, babait dhe të një gruaje të tretë. Kjo metodë shërben për të shmangur lindjen e fëmijëve me sëmundje të rënda gjenetike.

Ka lindur në Greqi falë një teknike kontroverse, por që mund të ndihmojë çifte të tjera, në të gjithë botën, që nuk mund të kenë fëmijë. Protagonisti i vogël peshon tre kilogramë, dhe është krijuar me anë të një metode eksperimentale që përdor një vezore të nënës, por dhe vezore të një dhurueseje. Një teknikë e tillë duhet të shmangë sjelljen në jetë të fëmijëve me sëmundje të rëndë trashëguese. Por nga pikëpamja etike ka pasur shumë polemika,

Nëna, një 32-vjeçare, kishte kryer katër cikle të fekondimit in vitro, por të katërta përpjekjet dështuan. Kjo teknikë ka të bëjë me mitokondritë, në rast se janë difektoze ato zëvendësohen duke injektuar një miksim të trashëgimisë gjenetike. Sipas mjekëve, ADN-ja e gruas së tretë nuk do të ndikojë në pamjen e jashtme të të sapolindurit.

Rasti i parë në botë ishte ai i Abrahim Hassan, një fëmijë me origjinë jordaneze, i lindur në vitin 2016 në Meksikë, I cili kishte ADN-në e tre prindërve.

Share