Blitz

 Breaking News

Lala në A Show: Dosja 339/1 që më njohu me shtetin tim, atje ku gjenden përgjime skandaloze personalitetesh e zyrtarësh të lartë

Lala në A Show: Dosja 339/1 që më njohu me shtetin tim, atje ku gjenden përgjime skandaloze personalitetesh e zyrtarësh të lartë
November 20
09:07 2018

Lala në A Show: Dosja 339/1 që më njohu me shtetin tim, atje ku gjenden përgjime skandaloze personalitetesh e zyrtarësh të lartë

Gazetarja e spikatur e kronikës, Klodiana Lala ishte e ftuar në studion e A show në news 24. Përballë pyetjeve të Adi Krastës, Klodiana Lala foli për gazetarinë e kronikës së zezë, trazimet që I ka sjellë politikës ky sketor I medias dhe problematikën me të cilën ndeshen gazetarët e kësaj fushe.

E pyetur nga Krasta se çfarë do të ishte një informacion I rëndësishëm I momentit, gazetarja veçoi një dosje të rëndësishme atje ku sipas saj gjenden shumë emra zyrtarësh e personalitetesh që na tregojnë se cili është shteti jonë, kush na drejton. Atje ku ajo thotë se flitet për shumëçka veçse jo për hallete  qytetarëve.
“Ajo çfarë di të them lidhet me faktin se une kam disa ditë në fakt që po gjurmoj një material që është në fakt një dosje e vetme djhe ajo është dosja me numër 339/1. Jermi në një fazë kritike të kriminalitetit në vënd, sa I përket kriminalitetit, lidhjeve okulte të krimit me politikën, sa i përket përfshirjes së zyrtarëve të lartë në vepra korruptuive, vetingu që po ecën më hapin e breshës dhe një sërë problematikash që duhen diuskutuar. Për moemntin unë jam fokusuar tek një çështje dosja me numër 339/1. Adi, kam arritur të shoh një pjesë të saj në pamundësi për tas parë të gjithën por më besoni se arty ka p[erla në se mund ta quaj në gjuhën e zbukuruar mediatike. Janë përgjuar aq shumë njerëz e aq shumë personalitete, aq shumë zyrtarë të të gjtiha fushatë e të gjitha niveleve dhe aty kuptonm dhe njeh shtetin tënd. Në atë dosje kupton se sesi funksionon shteti ynë sepse aty flitet për shumëçka por vetëm për interesin e qytetarëve nuk flitet. Kur ti sheh se një kryetar bashkie flet me një njeri që ka qënë I dënuar për vrasje, kur ne kemi një pjestar të kabinetit të kryeministrit që flet për gjëra të caktuara dhe mos më kërko të them shumë detaje për faktin se gjëja është nhë zhvillim, kur ti ke të përgjusar prefektë të qarqeve duke folur për gjëra të caktuara…etj. Unë si gazetare pres që prokuroria të veprojë me shpejtësi skëterrë që të mos iu jepet shansi këtyre njerëzve me pushtet që të dëmtojnë provat”, tha gazetarja në studion  Krastës.

Jo! ishte përgjigja e gazetares, për pyetjen e Krastës: E ndjen veten të kërcënuar, të rrezikuar?!. Referuar ngjarjes së pak kohëve më parë kur disa plumba u lëshuan mbi banesën e saj, gazetarja Kladiana Lala, thotë se ngjarja është tashmë e tejkaluar për të dhe familjarët e saj.

Dash Shehi në A Show: Mos t’raftë qeleshja dhe në të raftë, mos u kthe me e marrë
“Gruevski iku kollaj se është i shkurtër… por Rama e ka më të vështirë të fshihet se është i gjatë”, kjo është batuta e rradhës e Dashamir Shehit në studion e A shoë në neës 24. Duke komentuar pjesë pikante të debatit të javës nëpër ekrane, Shehi foli për paralelizëm midis fatit të ish-kryeministrit të Maqedonisë dhe kryeministrit të Shqipërisë. Për sulmet e analistëve ndaj opozitës, Dash Shehi zgjedh një tjetër batutë: “Mos t’raftë qeleshja dhe në të raftë, mos u kthe me e marrë” duke e lidhur kështu edhe me një farë kulture që sipas tij ekziston ndër shqiptarë, sulmin ndaj të dobeëtit. Dasdhamir Shehi bashkë me Sokol Shametin e Erjon Kriston, ishin të ftuarit e pjesës së tretë të programit, për të folur mbi momente picante kryesisjht të politikës, zhvilluar nëpër ekranë, portale e rrjete sociale në një javë.

Share