Blitz

 Breaking News

(Lajmi i fundit) Tiranë, zjarr në një pallat. Humb jetën një person

(Lajmi i fundit) Tiranë, zjarr në një pallat. Humb jetën një person
January 20
10:31 2017

Një zjarr i madh ka rënë mëngjesin e sotëm në një pallat në zonën e Freskut në Tiranë dhe paraprakisht raportohet për një person të asfiksuar nga tymi dhe të djegur në brendësi të ashensorit të pallatit.

Në vendngjarje kanë shkuar disa zjarrfikëse për të shuar flakët dhe është bërë e mundur që zjarri të fiket pas rreth 1 ore.

Pak momente më vonë policia bëri dhe identifikimin e viktimës me iniciale E.D, 30 vjeçe, e cila ka mbetur e bllokuar brenda ashensorit dhe nuk ka mundur të dalë në kohë prej andej. 

 

Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri që shkaktoi një viktimë, por mendohet se ka rrjedhur vaji i ashensorit dhe ka rënë një zjarr rastësor. 

Pallati ku ka rënë zjarri raportohet të jetë pranë repartit të RENEA-s dhe Degës së Thesarit. /Blitz.al/

Share