Blitz

 Breaking News

(LAJM I FUNDIT) Velipojë, mbytet fëmijë 13-vjeçar, nuk mundën ta shpëtonin

(LAJM I FUNDIT) Velipojë, mbytet fëmijë 13-vjeçar, nuk mundën ta shpëtonin
August 05
14:23 2017

Një tjetër lajm i hidhur vjen nga bregdeti shqiptar, këtë herë në Velipojë që shumë pushues e kanë zgjedhur si destinacionin e tyre për këto pushime verore.

Vetëm pak minuta më parë një tjetër viktimë është shënuar dhe bëhet fjalë për një fëmijë vetëm 13 vjeç me inicialet L.I.

Ende nuk ka shumë informacion mbi çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja, por më poshtë është shkëputur deklarata paraprake e policisë:

Më datë 05.08.2017, rreth orës 14:30, në plazhin Velipojë, kemi marrë njoftim se aksidentalisht është mbytur në ujë një fëmijë, L. I., 13 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.

Ekipi mjekësor dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por fëmija ka ndërruar jetë.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share