Blitz

 Breaking News

Kush është tifozi që ka udhëtuar nga Skocia për të parë skuadrat shqiptare?

Kush është tifozi që ka udhëtuar nga Skocia për të parë skuadrat shqiptare?
July 20
11:50 2017

Pasioni për futbollin ndonjëherë nuk njeh kufij dhe shumë njerëz bëjnë edhe udhëtime mijëra kilometra për të ndjekur ëndrrat e tyre.

Një tifoz nga Skocia, i apasionuar për lojën e futbollit, ka ndërmarrë një udhëtim të veçantë nga vendi i tij drejt Shqipërisë vetëm e vetëm për të ndjekur skuadrat shqiptare në ndeshjet e tyre në kupat e Europës.

Scot Brown ka ndjekur dje ekipin e Kukësit përballë Sheriff Tiraspol e sot ka udhëtuar drejt Korçës, ku do të ndjekë nga afër ndeshjen mes Skënderbeut dhe kazakëve të Kairat Almaty.

“Jam një tifoz i zjarrtë futbolli nga Skocia. Kam ndjekur në stadium shumë skuadra europiane, por këtë javë zgjodha të udhëtoj drejt Korçës për të ndjekur Skënderbeun. Jam kurioz të shoh atmosferën që do të krijojnë tifozët në stadium. Dëshira ime është të shoh Skënderbeun të bëjë progres në Europë”,- ka thënë ai sot në një intervistë të publikuar nga vetë klubi korçar.

Tifozët skocezë njihen për pasionin e tyre të madh për futbollin, ndërsa mësohet se tifozi në fjalë është mbështetës i Shamrock Rovers. /Blitz.al/

Share