Blitz

 Breaking News

Ksamil, shpëtohen mrekullisht 6 pushues, skafi i tyre rrezikonte të mbytej

Ksamil, shpëtohen mrekullisht 6 pushues, skafi i tyre rrezikonte të mbytej
July 20
14:03 2017

Gjashtë persona kanë shpëtuar për mrekulli në jug të vendit, pasi skafi i tyre rrezikonte të mbytej.

Pranë “Kepit të Mërtesës” në Ksamil në orët e mbrëmjes së djeshme, policia kufitare mori një telefonatë se disa persona me një skaf rrezikonin të mbyteshin.

Menjëherë autoritetet kufitare u kanë shkuar në ndihmë pushuesve që ishin duke lundruar në ujërat e detit Jon me një skaf me emrin “Bayener Boa”, me flamur anglez dhe në pronësi të shtetasit B.S.

Mjeti lundrues  kishte pësuar një defekt dhe rrezikonte të fundosej.

Në bordin e tij ndodheshin 6 shtetas, pushues nga mosha 26 deri në 32 vjeç, të cilët u shpëtuan dhe u nxorën në breg të Ksamilit.

Të gjithë personat ndodhen janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga hetimet procedurale të policisë ka rezultuar se mjeti lundrues kishte dalë në det konform rregullave ligjore.  /Blitz.al/

Share