Blitz

 Breaking News

Kryeministri shpall vendimin e dytë të qeverisë “Rama 2”: Realitet brenda 100 ditësh!

Kryeministri shpall vendimin e dytë të qeverisë “Rama 2”: Realitet brenda 100 ditësh!
September 06
20:00 2017

Kryeministri Rama ka shpallur sot vendimin e dytë të qeverisë së re, “Rama 2”, njësoj siç bëri me vendimin e parë, kur shpalli vitin 2018 vitin e Skënderbeut.

Po në Facebook, Rama shkruan se brenda 100 ditëve qytetarët do të kenë lehtësi për sa i përket marrjes së një shërbimi nga administrata publike.

Ja çfarë shkruan Rama: “Guinness! Në 1 vit burokracia shqiptare kërkon 4.5 milionë certifikata. Konsum skandaloz kohe, lekësh, nervash që do mbarojë me qeverinë e re. Në çdo rast kur i duhet certifikata e qytetarit, për të dhënë një shërbim burokracia duhet ta sigurojë vetë. Kjo do të bëhet realitet brenda 100 ditëve të para të mandatit të ri”.

Tashmë qytetarët do të kenë mundësi të marrin një shërbim më lehtë, më me pak shpenzim kohe e monetare. /Blitz.al/

Share