Blitz

 Breaking News

Kryeministri Rama: “Trafiku i drogës do të vazhdojë edhe për pak kohë, më pas kjo histori nuk do të përbëjë më lajm”

Kryeministri Rama: “Trafiku i drogës do të vazhdojë edhe për pak kohë, më pas kjo histori nuk do të përbëjë më lajm”
September 07
11:33 2017

Mëngjesin e sotëm, kryeministri  Edi Rama ka ftuar tre gazetarë në Velipojë dhe u është përgjigjur pyetjeve të tyre në transmetim direkt.

Pyetjes se si e gjykon ai mungesën e radarëve në det dhe letrën e kreut të policisë, Haki Çako, ku vë në dijeni ish-ministrin e Brendshëm Dritan Demiraj, Rama iu përgjigj duke e minimizuar problemin e kanabisit:

“Trafiku i drogës do të vazhdojë edhe për një kohë të shkurtër dhe ky film mbaron sivjet”.

“E vërteta është e vërtetë dhe propaganda është propagandë, deri tani e turpshme! Siç e konfirmojnë partnerët tanë, territori është i pastruar nga kjo “mortje”. Kjo që ndodh në pikëpamje të transportit dhe lufta për të ndaluar trafikuesit do të vazhdojë edhe një kohë të shkurtër dhe do të minimizohet. Kjo histori nuk do të përbëjë më asnjë lajm dhe asnjë aktualitet”, – u shpreh Rama për një nga çështjet shqetësuese më të diskutuara të viteve të fundit. /Blitz.al/

Share