Blitz

 Breaking News

Kryeministri Rama publikon vendimin e parë të qeverisë “Rama 2”

Kryeministri Rama publikon vendimin e parë të qeverisë “Rama 2”
August 29
22:35 2017

Tre ditë më parë kryeministri Rama, në një konferencë prej më shumë se dy orësh, bëri publik emrat e rinj të çdo dikasteri për qeverinë e re.

Menjëherë pas kësaj, Rama ka mbajtur edhe një takim informal me ministrat e rinj në Llogara ku ka diskutuar politikat e reja për çdo ministri përgjatë 4 viteve të ardhshme.

Ditën e sotme, me një status në Facebook kryeministri Rama ka bërë publik edhe vendimin e parë të qeverisë së re.

“Mbyllëm diskutimin maratonë me skuadrën e re qeverisëse”, – shkruan Rama. “Vendimi i parë i qeverisë do të jetë shpallja e vitit 2018, ‘Viti i Skënderbeut'”.

Kujtojmë se vitit 2018 shënon edhe 550 vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit tonë Kombëtar. /Blitz.al/

Share