Blitz

 Breaking News

Kryeministri Edi Rama sqaron bonuset për lindjet e binjakëve e të trinjakëve, ja sa përfitojnë familjet

Kryeministri Edi Rama sqaron bonuset për lindjet e binjakëve e të trinjakëve, ja sa përfitojnë familjet
September 27
12:00 2018

Ditën e djeshme, Kryeminstri Edi Rama foli për bonuset që do të marrin familjet pas lindjes së fëmijëve. Teksa ky bonus momentalisht është 5 mijë lekë, Rama ka thënë se që nga 1 janari i vitit që vjen bonusi do të 8-fishohet. Për fëmijën e parë bonusi do të jetë 40 mijë lekë, për të dytin 80 mijë lekë dhe për të tretin 120 mijë lekë.

Por pas pikëpyetjeve të shumta të ngritura për ato familje që nuk përfshihen në “kategoritë” e sipërpërmendura, Rama pasdite ka shpjeguar më tej edhe rastet kur fëmijët janë binjakë apo trinjakë. Sipas “Top Channel”, Kryeministri sqaroi se në rastet e binjakëve bonusi do të llogaritet sikur janë dy fëmijë të dytë, nga 80 mijë lekë, pra 160 mijë lekë në total, ndërsa në rastin e trinjakëve do të llogaritet si të ishin tre fëmijë të tretë nga 120 mijë lekë, pra në total 360 mijë lekë. /Blitz.al/

Share