Blitz

 Breaking News

Krimet e Rënda, nis gjyqi për David Qosen, vrau policin me vetëdije

Krimet e Rënda, nis gjyqi për David Qosen, vrau policin me vetëdije
January 10
15:08 2017

Nga Anduena Llabani

4 muaj pas vrasjes së një efektivi të policisë së Lezhës, 30-vjeçari, David Qosja ka dalë përpara trupit gjykues të krimeve të rënda, duke shfaqur pendesë.

Në seancën e parë gjyqësore, mbrojtja kërkoi gjykim të shkurtuar, ndërsa ekspertiza mjekoligjore vërtetoi se David Qosja nuk ka çrregullime mendore.

Avokatja mbrojtëse kërkoi përjashtimin e trupit gjykues, kërkesë që nuk u mor parasysh. Më 3 shtator të vitit të shkuar, 30-vjeçari nisi të qëllojë me armë nga banesa e tij dhe banorët njoftuan policinë. Në momentin kur policia ndërhyri për ta arrestuar, ai u përgjigj me zjarr dhe u dorëzua pas 5 orë lufte.  /Blitz.al/

Share