Blitz

 Breaking News

Korçë, shënohet viktima e katërt nga i ftohti në vend

Korçë, shënohet viktima e katërt nga i ftohti në vend
January 10
13:09 2017

Një tjetër person i pajetë është gjetur në qytetin e Korçës, dhe dyshohet se ka humbur jetën për shkak të së ftohtit.

Paraprakisht nga të dhënat e policisë, viktima është i gjinisë mashkull, por akoma nuk është indentifikuar. Ai është gjetur në një nga lagjet periferike të qytetit, te zona e quajtur “Parku i mallrave”.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe pritet transportimi i viktimës drejt morgut, për të kuptuar nëse ai ka humbur jetën për shkak të të ftohtit apo nga shkaqe të tjera.  /Blitz.al/

Share