Blitz

 Breaking News

KLSH: Bashkia e Fierit duhet t’i paguajë buxhetit të shtetit abuzimet prej 51.3 milionë lekësh

KLSH: Bashkia e Fierit duhet t’i paguajë buxhetit të shtetit abuzimet prej 51.3 milionë lekësh
August 13
17:03 2017

Sipas Raportit Përfundimtar të Auditimit nga KLSH, Bashkia e Fierit duhet të marrë masa për të kompensuar dëmin ekonomik që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit.

Marrja e masave me karakter organizativ, masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 51.3 milionë lekë dhe shpenzime me efekte negative në buxhet për vlerën 29,4 milionë lekë janë rekomandimet e bëra për këtë bashki.

Veç kësaj, gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e prokurimit publik, në vlerësimin e ofertave ekonomike duke vepruar me dy standarde vlerësimi dokumentacioni për procedurën e prokurimit.

Për këto shkelje, KLSH ka kryer kallëzim penal për tre shtetas të cilët kanë abuzuar me detyrën e tyre, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

KLSH i ka rekomanduar Bashkisë Fier masa me karakter organizativ në lidhje me eliminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet, kryesisht në fushën e tatim-taksave, në vlerën 1.1 miliard lekë./Blitz.al/

Share