Blitz

 Breaking News

Kina kusht Trump-it: “Plotëso kushtin tonë ose ke luftë!”

Kina kusht Trump-it: “Plotëso kushtin tonë ose ke luftë!”
January 13
17:02 2017

Pas problemeve me Rusinë dhe hakerimet e zgjedhjeve të fundit presidenciale, duket se problemet për administratën e Trump-it vijojnë.

Së fundmi, Kina ka paralajmëruar qeverinë e re amerikane se nëse ata do t’i pengojnë të qasen në Detin e Kinës Jugore,  duhet të bëhen gati për përplasje ushtarake”,- shkruan agjencia turke “Anadolu Agency”.

Më parë, kandidati për sekretar shteti në administratën e Trump-it, Rrex Tillerson, ka thënë se Kina duhet të pengohet të afrohet në Detin e Kinës Jugore dhe këto deklarata të tij ngjallën reagimet e autoriteteve kineze.

Por nuk kuptohet nëse ky qëndrim i Tillerson ka mbështetjen e Trump-it, pasi mendohet se ai i bëri këto deklarata për të fituar vëmendje dhe mbështetje nga senatorët.

Më parë, autoritetet kineze kanë reaguar edhe për bisedën telefonike të Trump-it me liderët e Tajvanit, që e kishin cilësuar si në kundërshtim me diplomacinë.

Rajoni për të cilin diskutohet dhe pjesa e Detit të Kinës Jugore, ndahet mes Vietnamit, Filipineve, Bruneit dhe Malajzisë dhe është e pasur me minerale të shumta.  Kina pretendon se ka 80% të territorit në pronësinë e saj, duke u bazuar në një marrëveshje të vitit 1940 mes këtyre shteteve.  /Blitz.al/

Share