Kërcënoi publikisht prokurorin, arrestohet deputeti Milaim Zeka
Kanë kaluar disa orë që nga arrestimi i deputetit të Nismës Social Demokrate në Kosovë, Milaim Zekës. Arrestimi i tij u bë sot në mëngjes në orën 09:00 si pasojë e kërcënimit publik që ai ka bërë ndaj prokurorit, Afrim Shefkiu.
Kur ishte i ftuar në emisionin DPT te Fidani në Televizionin 7, Zeka është shprehur:
“Më përpara e falja nëse më vriste njërin nga fëmijët sesa kështu duke u shkatërruar ëndrrat njerëzve . Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin me gjyq, me kanun edhe privatisht. Nuk i’a fal kurrë poshtërimin. Se njerëzit tani thonë për mua: ‘Shiheni ky hajduti i vizave’ ”
Gjithashtu ai ka thënë se “do t’i qëronte hesapet” me prokurorin.
Mëngjesin e sotëm u lëshua një urdhër-ndalimi nga Kryeprokurori i Prokurisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, pasi këto deklarata konsiderohen kërcënime publike.
/Blitz.al/