Blitz

 Breaking News

Kërcënohet me jetë deputeti i PD-së: “Kjo është pista ku dyshoj”

Kërcënohet me jetë deputeti i PD-së: “Kjo është pista ku dyshoj”
November 21
16:26 2018

Deputeti i PD-së Ervin Salijani është kërcënuar me jetë dhe në lidhje me këtë çështje janë duke u bërë hetime nga ana e institucioneve përkatëse. Kërcënimin me jetë Salijani e ka mësuar me anë të një letre që është shkruar në burgun e Fushë Krujës dhe ka mbërritur në adresë të tij. Në një deklaratë për Syri.net, Salianji është shprehur se këto kërcënime vijnë pas denoncimeve të bëra kohët e fundit.

“Janë sajesa dhe  forma intimidimi apo intriga për të ushtruar presion nëpërmjet përdorimit të delikuenteve.” Ju e dini sot, si rast unë kohë që kam dijeni, por nuk e quajta çështje publike.Në dijeninë time rasti po ndiqet nga institucionet.Këto forma i kam parashikuar dhe nuk më bëjnë përshtypje, çfarëdo qoftë sajesë e qeverisë apo përpjekje delikuentësh, nuk më bën përshtypje dhe kam vazhduar denoncimet e krimit në majat me te larta te pushtetit’, tha deputeti i PD-së, Ervin Salianji.

/Blitz.al/

 

Share