Ka shpresë për Hektor Zejnunin, do të kurohet falas në Turqi pas marrëveshjes së shtetit shqiptar me atë turk
Pas dhimbjes për humbjen e kryefamiljarit të tyre si pasojë e shpërthimit të cisternës së gazit në kompleksin “Fishta”, duket se për familjen Zejnuni ka fije shprese të paktën për djalin e tyre.
33-vjeçari Hektor Zejnuni do të kurohet në Turqi, pas një marrëveshjeje mes shtetit shqiptar dhe atij turk.
Në këtë mënyrë familjarët e tij nuk do të paguajnë asgjë, pasi shpenzimet janë të përfshira në marrëveshjen mes dy shteteve, bën me dije “News 24”.
Shpërthimi i cisternës la të plagosur 20 persona. Hektor Zejnuni është djegur në mbi 50% të trupit dhe pavarësisht trajtimit të mjekëve shqiptarë të Spitalit të Traumës, gjendja e tij e rënduar kërkon një trajtim më të specializuar për shkak të djegieve në fytyrë dhe gjoks.
Kujtojmë që babai i Hektorit, Besnik Zejnuni, 55 vjeç, humbi jetën për shkak të djegieve të rënda në mbi 70% të trupit. /Blitz.al/